Kujdesi ndaj klientëve
Cka është Fortshpejt.com
Fortshpejt ësht platformë e shitjes dhe blerjës online (ecommerce), e krijuar nga H2 Holding LLC. Fillimisht në platformën tonë shiten produkte të teknologjisë që distribuohen për klientët fundor nga H2 HOLDING LLC por platforma nuk do të kufizohet për zgjërim për të ofruar edhe produkte që distribuohen nga kompani të tjera.
Bashkpunimi
Në qoftëse keni mallrat të cilat i distribuoni në mënyrë klasike në Kosovë dhe dëshironi që ato ti shitni edhe online përmes FORTSHPEJT.com, na kontaktoni: [email protected]
Në qoftese dëshironi të furnizoheni nga ne me shumicë, apo jeni kompani e cila dëshiron që produktet që ne i distribuojmë tua shpërndajmë në filialat tuaja (banka, institucione, organizata, kompani) dhe të përfitoni gjithashtu zbritje shtesë, na kontaktoni në [email protected] dhe ne do të analizojmë dhe vlerësojmë mënyrën se si mund të punojmë së bashku
Cka e dallon FORTSHPEJT.com nga të tjerët.
Në platformën tonë shitën vetëm produkte të cilat janë në gjendje dhe për porosi dhe dërgesë të menjëhershme. Në qoftese produktet shfaqën ato patjetër që janë në stok ato edhe mund ti porositni dhe do ti keni të liferuara më së largti 24 orë (orë pune)..
Ku gjindemi
Produktet e prezentuara në Fortshpejt.com mund ti shihni dhe bleni edhe në shitoret tona. Për shkak të kostove mund të ndodh që cmimet të jenë të ndryshme nga cmimet online.
Adresa:
1. Veternik M2 25, 10000 Prishtina, Kosovë.
2. Fushë Kosovë – Rruga Hysen Xhakolli, Fushë Kosovë, Kosovë.
Kontakti
Në live Chat në faqen tonë
Në telefon Viber, Whatsapp, apo thirrje telefonike të zakonshme: +383 45 600090
Në email [email protected]
Në facebook.com/fortshpejt
Si mund të realizohen blerjet në këtë faqe?
Procesi për të blerë produkte në këtë faqe është shum i thjeshtë
Hapi 1 – E Zgjedh produktin dhe klikon në butonin SHTO NË SHPORT.
Hapi 2 – Klikon në butonin BEJË POROSIN.
Pastaj vazhdon me plotësimin e informatave përsonale si dhe ato për kontakt.
Mundësitë e pagesave
Për t'ju ofruar lehtësi në pagesat e porosive, ju mund të bëni pagesën me kartelë të cilësdo bankë, Paypal, transfer bankar apo me para në dorë pasi të pranoni produktin nga korieri.
Transporti
Dorezimi i produkteve të porositura sipas kërkesës suaj bëhet në të gjith territorin e Republikës së Kosovës.
Kushtet e liferimit të produkteve në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës bëhen brenda 24 orëve dhe shpenzimet e liferimit janë 2.00 Euro.
Porositë
Të gjitha porositë e tua mund t'i shikoni në llogarinë tuaj te menyja HISTORIA E POROSIVE
Garancioni
Produktet tona posedojnë garancion nga prodhuesit e tyre.
Anulimi i porosive
Nëse për cfarëdo arsyje porosia që keni bërë është e dyshimt, atëherë mund të bëni anulimin e saj duke derguar një email informues lidhur me anulimin e prosisë.
Nëse ju kemi kontaktuar përmes telefonit për të konfirmuar porosinë tuaj, dhe ju nuk jeni lajmeruar atëherë ajo porosi do të jetë e anuluar dhe ju do të njoftoheni përmës postës elektronike.
Nëse 2 herë është tentuar të iu sillet porosia në adresën tuaj, dhe ju nuk pergjigjeni atehërë ajo porosi do të anulohet dhe ju do të informoheni me postë elektronike.
Privatësia juaj
H2 Holding në përputhje me rregulloren për “Mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë së Përdoruesve të H2 HOLDING dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale 03/L-172 përpunon te dhënat përsonale të përdoruesve që përfshijnë, p.sh emri dhe mbiemri, adresa numri i telefonit, adresa postare, email adresa. H2 Holding nuk i mbledhë të dhënat tuaja përsonale përvecese kur i jepni vet ato, në këtë rast kur ju porositni ndonjë produkt.
Mbrojtja e të dhënave
Ne jemi të përkushtuar që të mbrojmë të dhënat tuaja. Të dhënat tuaja do të përdorën për qëllime të brendshme të kompanisë, dhe nuk do të zbulohen te palët e treta pa pëlqimin tuaj.